Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 14:00 të ditës së sotme në fshatin Gimaj, Shkodër.
Sipas policisë, automjeti që drejtohej nga shtetasi me iniciale A.B. ka dalë nga kontrolli për shkak të një defekti teknik dhe është përmbysur.
Nga përmbysja ka mbetur i plagosur pasagjeri M.N., i cili u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
