Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në kilometrin e dytë të superstradës Lezhë–Milot, ku janë përplasur tre mjete: një autoveturë, një fuoristradë dhe një furgon.

Si pasojë e përplasjes, dy drejtues mjetesh kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre është testuar në vendngjarje dhe rezulton se nuk ka qenë nën efektin e alkoolit.

Dyshohet paraprakisht se aksidenti është shkaktuar nga një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve të përfshira.

Policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje, po kryen veprimet hetimore dhe po punon për rikthimin e qarkullimit normal në këtë segment rrugor.