Foto ilustruese


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Surrel në rrugën e Dajtit, ku raportohet se një makinë më tre persona, ka rënë në një greminë.


Sipas informacioneve paraparake nga policia, thuhet se rreth orës 18:30, në rrugën e “Dajtit”, në fshatin Surrel, një mjet ka dal nga rruga dhe ka rënë në greminë. Brenda në mjet dyshohet të jenë tre persona.


Brenda mjetit të rënë në greminë, ndodhen tre persona të gjinisë mashkullore, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri jashtë rrezikut për jetën.


Në vendgjarje janë dërguar shërbimet e Policisë, Zjarrfikëses dhe Ambulanca.


7 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)