Një aksident ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit pranë rrethrrotullimit në Thumanë. Bëhet e ditur se dy shtetase të huaja kanë shpëtuar mrekullisht.

Policia ka njoftuar se ato po udhëtonin drejt Tiranës dhe për fat të keq kanë humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore dhe më pas kanë përfunduar jashtë rrugës.

Patrulla e policisë ka njoftuar autoambulancën dhe më pas dy turistet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Nga informacionet paraprake mësohet se dy shtetaset janë dëmtuar lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë lagështia në rrugë dhe mungesa e ndriçimit.