Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Një automjet tip ‘Benz’ me targa Tr 39 52 H, ku udhëtonin dy të rinj, është përplasur me një kamion dhe si rezultat ka gjetur vdekjen 22-vjeçarja Valentina Serlina, ndërsa është plagosur drejtuesi i mjetit, Kevin Shtjefni.


I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.


Ndërkohë policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik.

20 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)