Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë Kopshtit Botanik.
Mësohet se një makinë ka përplasur një motor, që ka pësuar dëme të mëdha.
Makina është dëmtuar në pjesën anësore të saj. Nuk ka raportime për persona të lënduar.
23 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)