Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Cërrikut, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetër. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në fshatin Shtërmen, ku si pasojë dy vajza kanë mbetur të dëmtuara. Menjëherë pas aksidentit, të lënduarat janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm.

Njeri prej mjeteve të përfshirë në aksident është me targa të Kosovës. Dyshohet se shkak i aksidentit është parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve dhe shpejtësia tej normave, gjë që e ka bërë të pamundur evitimin e përplasjes. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plota rrethanat e ngjarjes.