Një aksident është regjistruar në fshatin Vajkan i Vogël, ku një 53-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi mjeti bujqësor me të cilin po transportonte rrushin është përmbysur.

Sipas të dhënave paraprake, 53-vjeçari Altin Alla kishte përfunduar vjeljen e rrushit në tokën e tij dhe po e transportonte prodhimin me mjetin bujqësor, kur dyshohet se ka humbur kontrollin mbi të.

Si pasojë, mjeti është përmbysur dhe 53-vjeçari ka mbetur i dëmtuar. Ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat po hetojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.