Një aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku një automjet i Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë 13-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”. Sipas të dhënave paraprake, mjeti i Policisë Bashkiake, që drejtohej nga shtetasi me inicialet G. H., ka goditur të miturin teksa ai po kalonte rrugën në vijat e bardha.
Pas aksidentit, 13-vjeçari është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
