Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Tragjasit, në Vlorë. Mësohet, se një automjet është përplasur me disa bagëti të imta që ndodheshin në rrugë.
Si pasojë e përplasjes, është plagosur rëndë edhe bariu, 35-vjeçari Andi Demiraj, i cili po transportohet drejt spitalit për të marë ndihmën mjekësore. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi V. G ka përplasur një tufë bagëtish të imta (dhi) që po kalonin rrugën. Si pasojë e përplasjes kane ngordhur 10 bagëti si dhe është lënduar dhe çobani, shtetasi Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të tufës. Nga forca e goditjes, ai është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Vlorë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi ka pësuar traumë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
