Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur në rrugën “Damian Humariti”, pranë zonës së njohur si “Tregu i Frutave”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30. Si pasojë e përplasjes, një prej pesë pasagjerëve që udhëtonin në njërin prej automjeteve ka marrë lëndime dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Pas trajtimit, ai është larguar nga spitali.
Në aksident u përfshinë automjetet që drejtoheshin nga dy shtetas, 30 dhe 51 vjeç. Të dy drejtuesit janë shoqëruar në Komisariat, ndërsa policia ka nisur veprimet për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e përgjegjësive.
