Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, në zonën e Shupenzës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar drejt Spitalit të Bulqizës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur procedurat për dokumentimin e ngjarjes.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen e dy automjeteve.
