Një aksident rrugor ka ndodhut në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, përgjatë shëtitores së Lungomares.

Raportohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qënë shpejtësia e lartë, e cila ka bërë që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin.

Deri në këto momente nuk raportohet për të plagosur, teksa shërbimet e policisë kanë arritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.