Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje pranë Pallatit të Sportit Asllan Rusi. Nga të dhënat e para, mësohet se një person ka mbetur i plagosur.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, të cilat kanë transportuar të plagosurin drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet që policia të zbardhë rrethanat e plota të ngjarjes.