Një aksident rrugor është shënuar në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë në vendin e quajtur Ura e Çerenecit. Mësohet se makina tip Audi ka dalë nga rruga duke përfunduar në Zallin e Bulqizës.

Aksidenti është pikasur nga një kalimtar, i cili ka njoftuar policinë dhe ambulancën. Autoritetet kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të automjetit. Ai është dërguar drejt spitalit të Bulqizës për t’i dhënë ndihmën e parë. Pas kësaj, mësohet se u nis drejt spitalit të traumës për një mjekim më të specializuar.

Burime pranë policisë bëjnë se drejtuesi i mjetit me origjinë nga Maqellara, ishte shpallur në kërkim prej tre ditësh nga familjarët dhe sot personi është gjetur në makinë. Mendohet se aksidenti mund të ketë ndodhur para tre ditësh.