Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të Vorës, ku dyshohet se janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, njëra prej makinave ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme, ndërsa në rrugë kanë mbetur pjesë të saj të shpërndara.

Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar për shkaqet e aksidentit apo për persona të lënduar. Sakaq, pritet që autoritetet të zbardhin rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e aksidentit.