Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Raportohet se aksidenti ka ndodhur tek zona e ish-sheshit “Shqiponja”, për fat të mirë pa lëndime në njerëz. Nga pamjet shihet se një prej automjete është futur gabim në kryqëzim, duke shkelur semaforin.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.




