Një aksident rrugor është regjistruar mesditen e kësaj të shtune në Rrugën e Kombit, në afërsi të Kukësit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Mercedes Benz” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin anësor të autostradës.
Mësohet se, në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit i cili ka pësuar dëmtime në këmbë. Ai është transportuar menjëherë në urgjencën e Spitalit të Kukësit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Forcat e shërbimit policor ndodhen në vendngjarje dhe po hetojne mbi shkaqët dhe rrethanat e aksidentit
