Një aksident rrugor është regjistruar pasi një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar menjëherë në Spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas bluzave të bardha, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e tij është e stabilizuar.

Dyshimet paraprake flasin për një moment përgjumjeje të drejtuesit të mjetit, e cila mund të ketë sjellë humbjen e kontrollit.

Policia e Shtetit ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.