Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 05:30 në aksin “Tepelenë-Fier”, ku një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën.
Policia ka njoftuar se një autobot është përplasur me automjetin tip “Ford” ku udhëtonin dy viktimat.
Në njoftimin e policisë raportohet se drejtuesi i “Ford” me iniciale V. A., dhe bashkëshortja e tij, me iniciale M. A., pasagjere në automjet, humbën jetën në vendngjarje.
Ndërkohë drejtuesi i autobot, shtetasi me iniciale S. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja me iniciale A. A., ndodhen në spital për ndihmë mjekësorë, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, shtetasi S. A., duke drejtuar automjetin tip autobot, ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin V. A..
Nga përplasja kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi V. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. A., (bashkëshortja e shtetasit V. A.).
Drejtuesi i automjetit tip autobot, shtetasi S. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. A., ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.