Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Vorë- Tiranë, ku një e moshuar është përplasur për vdekje nga një makinë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur teksa viktima, ishte duke kaluar trafikndarësen. E moshuara ka ndërruar jetë në vendngjarje nga plagët. Ndërkohë, shoferi 43-vjeçar është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin E. K., 43 vjeç, pasi në aksin “Vorë-Tiranë”, rreth orës 05:20, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasen N. M., 64 vjeçe, e cila po kalonte trafikndarësen. Si pasojë, kjo shtetase humbi jetën, në spital.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.