Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 23:50 në Fushë Prezë, ku një automjet është përplasur me një betoniere dhe më pas është përfshirë nga flakët.

Sipas Policisë, mjeti drejtohej nga 25-vjeçari Enejdi Laçi, i cili dyshohet se ka goditur një automjet betoniere të drejtuar nga Aleksandër Krrashi, 24 vjeç. Pas aksidentit, drejtuesi i betonieres është larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e përplasjes, automjeti ka marrë flakë dhe katër të rinjtë që ndodheshin brenda tij – Enejdi Laçi, 25 vjeç, Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç – kanë humbur jetën tragjikisht.

Policia ka arritur të shoqërojë drejtuesin e betonieres, Aleksandër Krrashi, dhe po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.