Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur në aksin Kabash–Porocan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj. Si pasojë e ngjarjes, ka ndërruar jetë infermierja Dëshira Hoxha, ndërsa mësuesja Albana Boja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar në gjendje kritike drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Shoferi i kamionçinës ndodhet gjithashtu në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtim mjekësor në spitalin e Gramshit.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur kur mjeti, në të cilin udhëtonin tre persona pjesë e personelit të shërbimeve që operojnë në zonat rurale, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti fatal.
