
Deni Doku është vajza 19-vjeçare, e cila po drejtonte automjetin tip “Smart” në momentin e aksidentit në Kamzë, si pasojë e të cilit humbi jetën shoqja e saj 22-vjeçare.
19-vjeçarja ka publikuar një mesazh prekës bashkë me foton shoqes së ndjerë. Ajo shkruan e pikëlluar se ende nuk arrin ta pranojë humbjen e saj.
Kujtojmë se aksidenti ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Demokracia” në Kamzë. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe rezultoi fatale për 22-vjeçaren, e cila ndërroi jetë në spital nga plagët e marra. Ndërkohë 19-vjeçarja është vënë në pranga.

