Një aksident tragjik ka ndodhur pak minuta më parë në Lushnjë, ku ka humbur jetën 70-vjeçari Bujar Dingozi. Sipas informacioneve të para, Dingozi ishte duke udhëtuar me motor kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur në tokë, duke shkaktuar vdekjen e tij.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Ky është një tjetër rast tragjik i aksidenteve rrugore që ndodhin në vendin tonë.