Një aksident i rëndë automobilistik ka marrë jetën e dy të rinjve në hyrje të qytetit të Peqinit, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët e një banese. Nga goditja e fortë humbën jetën në vend të dy djem, të moshës 23 vjeçare.

Identiteti i viktimave nuk është bërë ende i ditur.