Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar në Shkodër, në zonën e njohur si “Ura e Bahçallëkut”.
Viktima është një 67-vjeçare, e identifikuar me inicialet E. B., e cila në momentin e aksidentit po lëvizte në trotuar.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti që drejtohej nga një 27-vjeçare, me inicialet B. P., dyshohet se ka dalë nga rruga pasi drejtuesja ka humbur kontrollin mbi timon. Më pas, makina është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese, duke goditur për vdekje këmbësoren.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
