Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në aksin rrugor “Tepelenë–Bënç”, ku një 25-vjeçar humbi kontrollin e motomjetit që po drejtonte.

Shtetasi me inicialet E. Q., u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë në mbrëmje.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.

Njoftimi i policisë:

Pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”, shtetasi E. Q., 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

25-vjeçari ka humbur jetën në spital në mbrëmje, si pasojë e plagëve, pavarësisht ndihmës mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.