Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Lungomare, ku tre automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir. Automjetet e përfshira ishin një tip ‘Opel’, një ‘Mazda’ dhe një ‘Benz’.

Në dy automjetet e para udhëtonin turistë të huaj që lëviznin në grup. Si pasojë e aksidentit, pasagjerja që ndodhej në automjetin e dytë, një Mazda, ka marrë disa plagë të lehta dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku është trajtuar për lëndimet në këmbë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Autoritetet kanë kërkuar gjithashtu që pjesëmarrësit në trafikun e zonës të jenë të kujdesshëm, pasi aksidenti ka shkaktuar bllokime të përkohshme.