Një aksident zinxhir është regjistruar në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku janë përfshirë disa automjete, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja kanë mbetur të plagosur disa persona. Deri më tani, nuk ka të dhëna të plota mbi shkaqet që çuan në aksident apo mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

Pritet që në vijim të dalin detaje të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes.