Një aksident tragjik në autostradën Durrës–Tiranë ka shkaktuar vdekjen e dy pasagjerëve të një autobusi linje, ndërsa 17 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, autobusi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurat anësore, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve.

Ngjarja e rëndë ka sjellë reagime edhe në Kuvendin e Shqipërisë, ku kreu i grupit parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, kërkoi ndërprerjen e seancës për pesë minuta në shenjë respekti pas lajmit për aksidentin fatal.

Kërkesa u pranua nga Kuvendi dhe punimet parlamentare u pezulluan përkohësisht.

Ndërkohë, të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.