Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lin-Pogradec, në zonën e Pojskës, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një grua.

Viktima ishte pasagjere në njërin nga mjetet e përfshira në aksident dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ndërsa ka shkuar në 4 numri i të plagosurve.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve të tij.