Ndërron jetë edhe i mituri tjetër, i aksidentuar mbrëmjen e kaluar në fshatin Stom Golem, të Shkodrës. Së bashku me shokun e tij 16-vjeçar, ata udhëtonin me motor dhe, pasi humbën kontrollin e mjetit, u përplasën me një mur.
Si pasojë, 16-vjeçari ndërroi jetë në vend, ndërsa 14-vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
Të dy të miturit po ktheheshin nga stërvitja, pasi ishin pjesë e një akademie futbolli në Shkodër.
