Një aksident tragjik i ka marrë jetën mëngjesin e sotëm gazetarit 26-vjeçar Xhesjon Zogu, në afërsi të Vorës.

Aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga një parakalim i gabuar, që ka sjellë përplasjen kokë më kokë të dy automjeteve.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar vdekjen e 26-vjeçarit. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Bëhet me dije se gazetari ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij drejt Traumës.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.