Policia ka arrestuar një 32-vjeçar për aksidentin e së mërkurës në aksin Mjedë-Spathar në Shkodër.

Sipas policisë, Zef Buçaj, i cili drejtonte automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës. Drejtuesi i automjetit dhe 24-vjeçari Ndok Çokaj, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa Arol Nikaj, 22 vjeç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës pasi ka marrë dëmtime të rënda.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 32 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës. Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi N. Ç., 24 vjeç, banues në Laç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa pasagjeri tjetër, shtetasi A. N., 22 vjeç, banues në Laç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës