Është shënuar viktima e parë nga aksident i rëndë i ndodhur më 24 korrik në Skënderaj të Kosovës, ku 6 persona u plagosën.

Sipas mediave në Kosovë, viktima është një i mitur, i cili pas një jave luftë për jetën në spital, nuk ka mundur të mbijetojë. Trupi i të miturit do dërgohet në morg, ku do i nënshtrohet edhe autopsisë. Ndërkohë, 5 të plagosurit e tjerë vijojnë të jenë në spital, duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Skenderaj, 24.07.2025, 19:32 Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave me vozitës meshkuj, njëri shtetas i huaj ndërsa tjetri kosovar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar gjashtë viktimat, tri femra dhe tre meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa nga mjeku kujdestar është konfirmuar se njëra viktimë-fëmijë, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.