Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas policisë, më datë 03.09.2020 rreth orës 06:05, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues Xh.S ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M. i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Si pasojë e aksidentit është krijuar një trafik i rënduar dhe për pasojë lëvizja është devijuar në rrugën dytësore.