Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve është regjistruar mesditën e kësaj të diele në Rrugën e Arbërit.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar humbjen e jetës së 55-vjeçarit Halil Gjashi, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Dy drejtuesit e mjeteve : Xhoni Sallaku dhe Sajmir Cecja, ky i fundit sapo mbërriti te Trauma.
Pra tek Trauma po marrin trajtim 3 të plagosur nga aksidenti. Njëri prej drejtuesve të mjetit, dhe dy pasagjerët.
