Një 45-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka aksidentuar një të mitur.
Sipas policisë, 45-vjeçari banues në Shkodër, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur 8-vjeçaren.
Si pasojë, e mitura ka pësuar frakturë në këmbë dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, u largua në drejtim të banesës.
