Ka ndërruar personi që mbeti i plagosur nga aksidenti i trefishtë, i ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë–Laç, pranë kryqëzimit të Markatomajt.

Mësohet se viktima është drejtuesi i motorit, i cili mbeti i plagosur rëndë nga përplasja me dy makinat dhe ndërroi jetë në spital. Ndërkohë, dy drejtuesit e makinave nuk kanë pësuar lëndime.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor “Milot–Lezhë”, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. N. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K. dhe me një automjet të ndaluar jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi V. K., 75 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Shtetasja Xh. N. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.