Afrim Tafa është liruar nga detyra si drejtor i Policisë në Durrës dhe është transferuar në një funksion tjetër pranë Interpol, ku më herët kishte ushtruar detyrën e shefit të sektorit.
Lëvizja vjen pas pezullimit të tij të përkohshëm, së bashku me dy zyrtarë të tjerë të policisë lokale, pas aksidentit tragjik të ndodhur në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, pasi dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, pasi u përplasën nga një automjet.
Pas aksidentit, pati reagime dhe kritika lidhur me mënyrën e menaxhimit të situatës dhe veprimet e strukturave policore, veçanërisht pas denoncimeve të përsëritura nga banorët e zonës për probleme me sigurinë rrugore.
Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me emrin e drejtuesit të ri që do të marrë drejtimin e Policisë së Durrësit.
