Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës.
Viktimë mbeti 20-vjeçari Orest Mahmutaj, ndërsa te plagosur janë Shyqiri Liko, Dalip Troka dhe Erjon Barjamaj nga Fieri. Gjendja e tyre nuk është shqetësuese. Për mjekim të specializuar do të dërgohen në spitalin rajonal në Vlorë.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se, dy automjete janë përplasur, ku njëri prej tyre me targa AA 246 RC ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Mjeti tjetër Audi me targa AB 558 XR ka pësuar dëmtime të shumta.
Si pasojë raportohet se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë ndodhur në vendngjarje ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë.
