Policia ka arrestuar shoferin e kamionit, i cili u përfshi në një aksident në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, me pasojë një humbje jete dhe dy të plagosur.
Shoferi akuzohet si shkaktar i aksidentit, pasi mjeti që transportonte stafin mjekësor që shërbente në zonat rurale, ra në një humnerë. Si pasojë e ngjarjes, ka ndërruar jetë infermierja Dëshira Hoxha, ndërsa mësuesja Albana Boja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar në gjendje kritike drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor ‘Gramsh-Porocan’, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasja D. H., informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’, me pasojë vdekjen, drejtuesin e kamionit, shtetasin Sh. K., 38 vjeç, banues në Gramsh. Ky shtetas dhe pasagjerja, shtetasja A. B., 39 vjeçe, që u dëmtua nga aksidenti, vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”– njofton policia.



