Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Shëngjin, ku një person humbi jetën. Sipas njoftimit, ngjarja ndodhi rreth orës 16:15, midis Rjollit dhe Ranës së Hedhun, në një zonë lundrimi. Viktima është identifikuar si Klaus Gjergji, i cili sipas bluve, është rrëzuar aksidentalisht nga gomonia dhe është dëmtuar rëndë nga helika e motorit të gomones. 24-vjeçari është transportuar menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe më pas me autoambulancë në spital për ndihmë mjekësore, por, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Rjoll, Shkodër – Informacion paraprak/ Rreth orës 16:15, midis Rjollit dhe Ranës së Hedhun, në thellësi (zonë lundrimi), nga një mjet lundrues gomone, dyshohet se aksidentalisht, njëri prej tre shtetasve që ndodheshin në bord ka rënë nga gomonia dhe është dëmtuar rëndë nga helika e motorit të gomones. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Shtetasi K. Gj., rreth 24 vjeç, është transportuar menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe më pas me autoambulancë në spital për ndihmë mjekësore, por, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën. nNdërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
