Shoferi i autobotit, Arjan Bilani i cili u përfshi në aksidentin e një dite më parë ku viktimë mbeti një 72-vjeçare është arrestuar nga policia.
Nga kqyrja e kamerave të sigurise ka rezultuar se Athina Bushi është penguar dhe më pas është përplasur në gomën e pasme të autobotit.
Bushi ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.
Aksidenti ndodhi paraditen e së martës rreth orës 10:30 minuta në bulverdin “Gjergj Fishta”.
