Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Albana Koçiu, ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës, ku humbi jetën drejtuesi i autobusit dhe mbetën të lënduar disa pasagjerë.

Në reagimin e saj publik, Koçiu i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, duke e cilësuar ngjarjen si tronditëse dhe të dhimbshme.

“Tronditës lajmi për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës për këtë humbje të madhe,” shkruan ajo.

Ajo ka uruar gjithashtu shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit, duke shpresuar që ata të kalojnë sa më shpejt këtë situatë të vështirë dhe të rikthehen pranë familjeve të tyre.