Janë zbardhur detaje të reja mbi gjendjen e të lënduarve nga aksidenti tragjik i ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës.

Sipas njoftimit zyrtar, në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po marrin trajtim mjekësor 12 persona të plagosur, ndërsa 7 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mes të lënduarve raportohet se ndodhen edhe një fëmijë dhe një i mitur.

Autoritetet bëjnë me dije se një prej pasagjerëve ka mbërritur në spital pa shenja jete, duke e çuar në dy numrin e viktimave nga aksidenti i rëndë me autobusin e linjës Berat–Tiranë.

“Informacion mbi gjendjen e të lënduarve gjatë aksidentit në autostradën Tiranë – Durrës
Në SUT aktualisht ka 12 persona të lënduar, 7 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore. (Përfshirë dhe një fëmijë e një i mitur)
Një prej pasagjerëve ka mbërritur në spital pa shenja jete”, thuhet në njoftim.