Ka ndërruar jetë Paulin Pashuku, drejtuesi i motorit që u përfshi paraditen e kësaj të premteje në një aksident në Darragjat të Shkodrës. 45 vjeçari u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetojë.
Në pranga është vënë 31 vjeçarin Xhovan Palaj, drejtuesi i automjetit që u përplas me motorin.
Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
