Policia ka dhene detaje rreth aksidentit te rëndë në Tiranë. 

Një incident ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të Tiranës. Më saktësisht ngjarja ka ndodhur në zonën e Shallvareve.

Autobusi i Unazës ka përplasur tre automjete duke shkaktuar panik mes të pranishmëve.

Deri tani raportohet për disa të plagosur. 

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të situatës.

NJOFTIMI
Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë.