Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër-Hani i Hotit.
Mësohet se kanë ndërruar jetë dy persona, drejtuesi Valentin Bluda dhe babai i tij, shtetasi Nikoll Bluda 76 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjet. Ngjarja raportohet në afërsi të kryqëzimit të Koplikut, ku Bluda ka humbur drejtimin dhe makina është përplasur me një reklamë në rrugë.
Njoftimi i policisë
Shkodër/Informacion paraprak- Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin V. B., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.